Aktualitet

Cakaj telefonatë me Arancha González Laya: Spanja mbështet Shqipërinë në BE.

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit të tij në Maltë, ka zhvilluar edhe një lidhje telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Spanjës, Arancha González Laya.

Telefonata u fokusua në diskutime lidhur me çështjet të rëndësisë dypalëshe. Gjithashtu, homologët diskutuan për punën e bërë prej Shqipërisë në përmbushjen e detyrimeve për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, bashkëpunimin mes dy vendeve brenda OSBE-së, si dhe ecurinë e organizimit të Unionit për Mesdheun, që do të mbahet në Barcelonë.

“Falënderues për mbështetjen tejet domethënëse të Spanjës në procesin e bisedimeve të Shqipërisë për anëtarësim në BE.”- u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook, sa i përket telefonatës së zhvilluar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Drejtoria e Diplomacisë Publike dhe Diasporës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TRENDING

Exit mobile version