Connect with us

Aktualitet

Canaj për Asociacionin: Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të brengosur

Ish-diplomati Blerim Canaj, tha se drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë mund të krijoj njëfarë shteti brenda shtetit, teksa dhe theksoi se për këtë Kosova duhet të jetë e kujdesshme, apo siç u shpreh, edhe e brengosur.

Canaj e bëri këtë deklaratë kur u pyet nëse do të jetë një etnik Asociacioni i përgatitur dhe që nuk është bërë publik ende për qytetarët e Kosovës, dhe sipas tij, mbajtja sekret e draftit, mund të jetë çështje e marrëveshjes apo për të mos krijuar konfuzitet.

“Unë shpresoj që ky nuk është një draft final, dhe që palët të kenë të drejtë të japin edhe më tutje qëndrimet e tyre. Por që nuk është publikuar, kjo ndodh shpesh, nëse është kërkesë e ndërmjetësuesit. Mua më shqetëson fakti që vetëm nga ana jonë nuk po publikohet, por nga pala serbe shpesh dalin gjëra që i nxjerr vet Vuçiç, kështu që nuk e di pse, nëse nuk është një marrëveshje atëherë nuk e di pse nuk publikohet, ndoshta edhe për shkak të rrugës nëpër të cilën ka kaluar ky draft, ndoshta edhe për shkak të betejave që mund të bëheshin për të” – u shpreh diplomati Canaj.

Advertisement