Connect with us

Kronike

Çanta dhe bizhuteri floriri nga Franca, arrestohet ish-shoferi i Ardi Veliut

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK për disa policë, të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të një grupi kriminal.

Operacioni ka të bëjë me goditjen e një grupi kriminal të akuzuar për trafik të sendeve me vlerë dhe pastrim parash.

Burime bëjnë me dije se është ndaluar edhe ish-shoferi i Ardi Veliut, Sokol Idrizi, gruaja e tij dhe vazja e tij, një ish-studente në Francë. Mes të arrestuarve janë dhe dy policë të Portit të Durrësit.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se ata kryenin trafik të sendeve me vlerë, si diamante, bizhuteri floriri dhe madje dhe para cash përmes portit të Durrësit. Gazetari Elton Qyno thekson se bëhet fjalë për një letërporosi të mbërritur nga drejtësia Franceze, ku Sokol Idrizaj shoferi i Ardi Veliut dyshohet se është përfshirë në pastrim parash dhe kontrabandë të mallrave me vlerë si bizhuteri floriri, argjend etj.

Operacioni i SPAK është në vijim, teksa vijon ekzekutimi i masave.

Advertisement