Politike
Cara nga Shkozeti: Problemet e njerëzve pa zgjidhje prej vitesh
Kandidati i koalicionit të djathtë “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara ka vijuar fushatën për zgjedhjet e 14 majit në zonën e Shkozetit.
Gjatë takimit me banorët, ata kanë shprehur shqetësimin lidhur me mungesën e infrastrukturës dhe investimeve në zonë.
“Në Shkozet, problemet dhe shqetësimet e njerëzve janë të prekshme dhe pa zgjidhje prej vitesh. Në 14 maj bëjmë ndryshimin. Vëmendje dhe kujdes për hallet e tyre. Qyteti je ti!”, shkruan Cara në faqen e tij në Facebook.