Sport
Çaste tmerri! Elseid Hysaj bllokohet brenda Ferrarit 160 mijë € që shpërthen në flakë
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe Lazios, Elseid Hysaj, ka përjetuar disa momente paniku kur makina e tij “Ferrari” është shkrumbuar nga flakët.
Corriere dello Sport raporton se Hysaj mbeti i bllokuar në makinën me vlerë 160 mijë euro kur ajo mori flakë. Incidenti ka ndodhur të hënën e kaluar.
Hysaj po udhëtonte me vjehrrin e tij, teksa ishte vetë në timonin e Ferrarit të tij të fundit, të blerë së fundmi për 160 mijë euro. Makina mori flakë krejt papritur, ndërsa dyert u bllokuan dhe mbrojtësi kuqezi së bashku me vjehrrin e patën të vështirë të dilnin.
Dëshmitare e skenës nga një makinë tjetër ishte bashkëshortja e futbollistit.