Sport
Çavi dhe djali i tij këndojnë himnin e ekipit të Barcelonës
Çavi Hernandez është një ndër figurat më të dashura në Spanjë dhe kjo është për shkak të gjithë kontributit që ka dhënë tek Barcelona si ish-futbollist dhe tani si trajner
Ai gjithashtu është edhe një njeri fantastik jashtë fushave. Teksa kanë qenë orët e fundit të merkatos në Spanjë, ai ka shijuar kohën me familjen e tij.
Këtë e ka zbuluar bashkëshortja Nuria Kunillera përmes një postimi në Instagram. Ajo ka publikuar një video të Çavit teksa i mëson akordet e himnit të Barcelonës djalit të tyre.
Në video ata shfaqen të dy duke kënduar njëzëri, ndërsa Nuria e shoqëron postimin me mbishkrimin: “Të adhurueshëm”.