Connect with us

Bota

“Çdo gjë që bëj, e financoj unë”, Trump inspekton punimet për sallën e re të banketeve që do të kushtojë 200 mln dollarë

Presidenti Donald Trump, në një vizitë të papritur, u shfaq në çatinë e sallës së konferencave të Shtëpisë së Bardhë të martën në mëngjes për të inspektuar vendin e ndërtimit ku do të ndërtohet salla e re luksoze e banketeve.

Vizita ishte e paparalajmëruar, por gazetarët që ishin në kompleks u informuan rreth orës 9:40 të mëngjesit me kohën lokale se presidenti amerikan mund të shfaqej. Pas rreth një ore pritjeje dhe masave të shtuara të sigurisë, përfshirë vendosjen e snajperëve në çatinë e Krahut Perëndimor, Trump u shfaq në çati.

"Çdo gjë që bëj, e financoj unë", Trump

snajperet ne cati

Në krah të tij ishte arkitekti James McCreary, përgjegjës për projektimin e zgjerimit mbresëlënës, të cilin zëdhënësja Caroline Levitt e kishte përshkruar si një “shtesë luksoze dhe të nevojshme” me “harmoni të brendshme dhe ndërtim të detajuar”. Trump eci në tarracë, duke vëzhguar vendin ku do të ngrihet salla e re, si dhe çatinë e krahut perëndimor

Kur një gazetar i Independent e pyeti për arsyen e pranisë së tij në çati, Trump u përgjigj me shaka se “bëri një shëtitje” dhe shtoi: “Salla e vallëzimit është në anën tjetër. Një mënyrë tjetër për të shpenzuar paratë e mia për këtë vend.”

Ai këmbënguli se projekti nuk do t’u kushtonte taksapaguesve, duke pretenduar se do të financohej tërësisht nga ai vetë dhe donatorët. “Çdo gjë që bëj, e financoj unë”, tha ai.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, salla e re, me një sipërfaqe prej rreth 8,400 metrash katrorë, do të jetë në gjendje të akomodojë deri në 650 persona – tre herë më shumë se kapaciteti i Sallës Lindore, e cila deri më tani është hapësira më e madhe e ngjarjeve në kompleks. Kjo është arsyeja pse vitet e fundit, ngjarjet në shkallë të gjerë, siç janë darkat shtetërore në nder të krerëve të shteteve, janë pritur në tenda të posaçme në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë.

Ndërtesa e re do të ngrihet në vendin e Krahut Lindor, i cili lidh Rezidencën Ekzekutive me Departamentin e Thesarit. Krahu u ndërtua në vitin 1902 dhe fitoi një kat të dytë katër dekada më vonë. Aktualisht aty ndodhen zyrat e Zonjës së Parë Melania Trump, Zyra Ushtarake e Shtëpisë së Bardhë, Byroja e Vizitorëve dhe shërbime të tjera administrative, të cilat do të zhvendosen përkohësisht gjatë punimeve. Siç deklaroi Caroline Levitt, Krahu Lindor “do të rindërtohet plotësisht” pasi të përfundojë salla.

Advertisement