Politike
“Çdo tullë ta vini me cilësi…”/ Turizmi i Durrësit, Rama paralajmëron investitorët

Qeveria do të shtojë vëmendjen për turizmin bregdetar e përkatësisht në Durrës. Rama tha se nisur nga e shkuara kur nuk kishte legjislacion për turizmin, asnjë rregullore për plazhet dhe asnjë sistem ndërveprimi mes institucioneve dhe sektorit privat, sot ky kaos i trashëguar nuk është më.
“Ajo që vlen të kuptohet se ajo ckemi bërë është e rëndësishme të kuptohet se si ishim. Në plazhin e Durrësit kemi bërë investim të madh kapital për të gjithë pjesën e shëtitores që nuk mjafton. Kemi parashikuar zgjerimin e pjesës ranore me 100 metra.
Vitin e ardhshëm do të lidhim pjesën e këtij plazhi me plazhin e ri të Durrës Marina. Kjo do të rritë vlerën e plazhit dhe investimeve të turoperatorëve. Kemi parë me shumë vëmendje projektet e reja. Ju inkurajoj që cdo tullë ta vini me cilësi”, tha Rama.

