Connect with us

Pinknews

Cekja i Beratit rrëfen domethëniet e batutave të telekomedive më të famshme: Manjaku, manjak dhe Borxhliu, borxhli

Në rubrikën “Fermë” në emisionin “E Diell” të ftuar ishin Erisa Xhixho, Cekja, Eranda Libohova dhe Eraldo Rexha.

Personazhet e famshëm u mblodhën së bashku në fshat për të pasur një eksperiencë ndryshe duke u marrë me pjesë të ndryshme të punëve të fshatit si psh. të kositësh barin, të mjelësh gomaricën dhe të presësh drunj në mal

Aktori i njohur Cekja ka folur për disa skena të roleve ku ka luajtur vite më parë. Ervini nuk ka nguruar për ta ngacmuar për batutat e telekomedive më të famshme të Cekes siç janë: Cili është babai i mushkës tek telekomedia e fjalëkryqit, Lekët fallco se kush i kishte futur dhe Një baba tepër ku batuta ishte një gjë të bëhet po se ç’të bëhet s’më kujtohet sa inat më vjen, por aktori i njohur Cekja i ka rrëfyer të gjitha.

“Edhe sot e kësaj dite nuk e kam gjetur se kush është babai i mushkës, ja do pyes ndonjë fshatar këtej meqë erdhëm. Tek 5 mijëshja më vajti mendja se kot nuk thonë manjaku manjak, borxhliu borxhli dhe ata doktorët mashtruesa. Në jetën reale nuk jam i fiksuar pas lekëve, unë të kem lek i bëj tap i bëj të gjitha rrush e kumbulla. Kishte harruar të bënte edhe atë punë, nuk i dal para pasqyrës tani në jetën reale pa pasqyrë fare yhh direkt”, tha Cekja./Top Channel

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *