Kronike
Çela kërcënoi me armë punonjësit e ndihmës sociale, arrestohen bashkëpunëtorët
Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në fshatin Buzaishtë, pranë Pogradecit, pasi dyshohet se ndihmuar Spartak Çelën të arratisej pas konfliktit me punonjësit e ndihmës sociale.
Kujtojmë se ditën e djeshme 39 vjeçari Çela, pasi u konfliktua me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij, dy celularë dhe një orë dore.
Në pranga u vunë A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç.
Ndërkohë, vijon puna për kapjen e Spartak Çelës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit A. H., 40 vjeç dhe B. H., 38 vjeç, banues në fshatin Buzaishtë.
Nga veprimet hetimore të kryera për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, në fshatin Buzaishtë, dyshohet se këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë larguar me automjet nga vendi i ngjarjes, autorin e dyshuar, shtetasin S. Ç., 39 vjeç, banues në Pogradec.
39 vjeçari pasi u konfliktua me shtetasin V. I., 54 vjeç, banues në Tiranë, në kërcënimin e një arme zjarri pistoletë, ka tentuar t’i marrë atij, dy celularë dhe një orë dore.”- njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.