Connect with us

Kosova

Çelësi i zgjidhjes së tensioneve hidhet në lumë/ Analiza e Al-Jazeera

Mediumi Al-Jazeera ka bërë një analizë të çështjes së Kosovës dhe Sebisë, pas sulmit të fundit terrorist të një grupi serbësh në veri të vendit.

Ne shkrim thuhet se një përshkallëzim konflikti në Ballkanin Perëndimor u shmang, por gjasat për shpërthime të ardhshme mbeten të larta.

“Beogradi vazhdon ta përdorë çështjen e Kosovës për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme. Presidenti Aleksander Vucic mund të jetë duke humbur kontrollin në veri të Kosovës dhe momentumi në negociata ka humbur, gjë që mund të rezultojë në më shumë shpërthime tensionesh ne te ardhmen.” – shkruan mediumi Al-Jazeera, sipas se ciles, zhvendosja e problemeve të brendshme,  në gjendjen e vështirë të serbëve në Kosovën veriore,  është strategjia dalluese e mbijetesës politike te Vucic.

Ndërsa në frontin e brendshëm, përshkallëzimi mund ta ketë ndihmuar Vuçicin të përmirësojë pasurinë e tij politike, kontrolli i tij mbi politikën e rajonit të dominuar nga serbët në Kosovën veriore mund të jetë në rrezik.

Pas ngjarjeve të 24 shtatorit në fshatin Banjskë, dhe përballë presionit në rritje, për të thyer bllokimin, BE-ja dhe SHBA-ja ndoshta do të duhet të dyfishojnë përpjekjet e tyre diplomatike për të siguruar një kompromis. Por që nga vera e vitit 2022, krizat e përsëritura e kanë hedhur në lumë çelësin e zgjidhjes.

Advertisement