Connect with us

Politike

Celibashi: PD mund të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se KQZ do të veprojë në përputhje të plotë me ligjin për listat e Partisë Demokratike.

Ai nuk përjashtoi mundësinë që partia më e msdhe opozitare të mos regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit, teksa apeloi për gjetjen e një zgjidhjeje.

Në konferencën me gazetarët, Celibashi tha se nuk vendos KQZ se kush e udhëheq PD-në.

“Kjo vendimmarrje do të jetë në respekt të ligjit dhe në përputhje të plotë me ligjin. Nuk ëhstë çështja ime sesi është ligji apo si është situata politike. Ka të tjerë që duhet të themi të vrasin mendjen për këtë dhe jo KQZ, se është një proces që implikon dhe një organ tjetë rtë KQZ. Po flas për Komisiinerin Shtetëror flet për vendimmarrjen e vet.

Një gjë është e sigurt se kërkesa si për rastin e komisionereve dhe subjekteve zgjedhore do të vlerësohet sipas ligjit. Ne nuk vendosim se kush e udhëheq PD. Për ne ka një Parti Demokratike, mbetet për t’u parë se kush e ka tagrin për të vepruar në emër dhe llogari të saj.

Dikush thotë e ka Berisha, dikush thotë Alibeaj do ishte mirë që çështja të ishte zgjidhur dhe të zgjidhet pasi flasim për interes publik të dorës së parë, pasi flitet për partinë kryesore e opozitës.

Sa nuk është vonë  gjithkush që mund të kontribuojë në zgjidhjen e kësaj situate. Ne jemi dora e fundit, tejet çdolloj interesi, presioni këtu është kot sepse vendimmarrja jonë do të jetë në përputhje me ligjin. Është e kotë që të ndikojnë që kjo vendimmarrje të jetë për njërin ose tjetrin.

Në fund të fundit do të vendoset siç e ka parashikuar ligji, gjithkush të japë kontributin e vet që kjo çështje të zgjidhet ashtu siç duhet, nuk është KQZ që vendos për çështje që nuk i ka kompetencë. Do të duhet të angazhoheni për të gjetur një zgjidhje, s’mund të bëjmë sikur s’po ndodh asgjë, pasi partia kryesore e opozitës mund të mos regjistrohet. Nuk mund ta injorojmë këtë””, deklaroi Celibashi.

Advertisement