LAJMI I FUNDIT
Celibashi: Të drejtën e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhje e ka Lulzim Basha
Lulzim Basha do të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit. Vendimi është marrë ditën e sotme nga kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Komisioneri i Zgjedhjeve tha se vetëm një letër në Gjykatë e përcakton këtë gjë.
“Në perceptimin tim Sali Berisha është kryetar i PD por kjo nuk ndryshon asgjë në ligj. Gjykata tregon një fakt t ë ndryshëm nga ajo që ne perceptojmë dhe jemi të detyruar të marrin në konsideratë atë që përfaqësohet në një dokument zyrtar përndryshe edhe për rezultatin e zgjedhjeve, i bie të vendos cilën parti mendoj unë se mund të drejtojë vendin. Për ta përfunduar mendoj që të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD në zgjedhje, bazuar në dokumentet zyrtare të cilat i janë vënë në dispozicion KQZ-së, e ka Lulzim Basha i cili figuron kryetar i PD në pikëpamje të ligjit. Duhet që sipas ligjit kërkesa për regjistrim duhet të paraqitej nga Lulzim Basha. Ligji i jep të drejtën kodit zgjedhor dhe atij civil disa kompetenca të kryetarit të partisë, t’i delegojë te persona të tretë, Në vlerësimin që i kemi bërë dokumentit”- tha Celibashi.
Celibashi: Dokumentacioni i paraqitur nga Alibeaj për regjistrimin e PD-së nuk është i plotë
‘Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD, bazuar në dokumente zyrtare e ka Basha. I jep disa kompetenca të kryetarit të partisë që ti delegojë tek persona të tretë. Nga vlerësimi që i kemi bërë autorizimit për përfaqësuesin, Indrit Sefa, ky dokument nuk është i plotë. Unë vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë dhe me përputhje të plotë me kodin zgjedhor. Sipas vlerësimit tim në përputhej me këtë parashikohet duhet të akti autorizues të jetë i qartë. Të jetë e qartë kush e lëshon autorizimin dhe përmbajtja.’- tha Celibashi.
Zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: Kryetar i Partisë Demokratike është Lulzim Basha, jo Sali Berisha
“Unë jam i bindur se gjithsecili prej jush por edhe pas jush kanë bindjen se vendimmarrja e Komisionerit është e bazuar në ligj. Për të gjitha palët është e qartë më së pari se ne do duhet të sqarojmë se kush është organi apo personi drejtues i Partisë Demokratike që ka të drejtën për paraqitjen e kërkesës. Për KQZ-në mjafton që të jetë e provuar se kush e ka legjitimitetin, pra kush përfaqëson PD-në dhe kush është organi drejtues i kësaj partie. Pyetja është: Kush vendos për këtë gjë? KQZ nuk e ka këtë atribut, nuk e përcaktojmë ne këtë, se kush person është drejtues i një partie demokratike. Pyetja është se nga e merr KQZ këtë informacion. Pra, nëse e pranojmë që nuk jemi ne është dikush tjetër, jo KQZ. Është Gjykata dhe një dokument që vjen nga gjykata e përcakton këtë. Ne marrim në referencë dokumentin zyrtar. Do të ishte shumë e dëmshme nëse KQZ do ta merrte këtë vendim mbi perceptime apo fakte publike. Unë mund ta pranoj që në përceptimin tim kryetar është Sali Berisha por kjo nuk ndryshon asgjë në vendimin tim. Të drejtën e regjistrimti të Partisë Demokratike e ka Lulzim Basha., Ai figuron kryetar i Partisë Demokratike në pikëpamje të ligjit.”, tha Celibashi.
Përfaqësuesi i Rithemelimit: S’jemi në seancë gjyqësore që të kërkohet dokumentacion! Fraksioni i PD vepron me vula të vjetra
“S’jemi në seancë gjyqësore që do të thotë se s’kemi palë të interesuar që të kërkohen dokumentacioni. Jo se kemi probleme se është dokumentacion autentik ashtu sic e kërkon KQZ, por është vendosur nga kryetari i partisë. Edhe ne mund të kërkonim dokumentacione nga fraksioni i PD që siç dihet s’kanë emër kryetari, firma e vula. Kanë vula të vjetra që janë shfuqizuar nga anëtarësia. Kështu që ky është debat që s’duhet të bëhet fare këtu por ajo për të cilën kemi ardhur, të krahasohen dokumentacionet dhe të vendoset cila është në përputhje me ligjin.
Ato që tha Sefa hidhen për konsume mediatike. PD është dhe ekziston ajo që ka zgjedhësit, partinë e saj, ka kryetarin e saj, atë që është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën e të gjitha normat dhe këtu nuk kemi asnjë dyshim. I përmbahemi çështjes për të cilën kemi ardhur”, tha Nuraj.