Bota
Ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV, “shkrihen akujt” mes Zelenskyt dhe JD Vance në Vatikan

Ditën e sotme në Vatikan u zhvillua ceremonia e përurimit të Papa Leonit të XIV ku të pranishëm ishin mijëra besimtarë, por edhe delegacione zyrtare e fetare nga e gjithë bota. Ndër personalitetet botërore të pranishëm ishin Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.


Në disa imazhe të kapura gjatë ceremonisë shihet Zelensky dhe JD Vance duke u përshëndetur dhe komunikuar të buzëqeshur. Ky mbase ishte një takim që mund të ketë shërbyer për të “shkrirë akujt” mes tyre pas debatit të tensionuar në Zyrën Ovale ku presidenti amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidenti i tij e akuzuan dhe “qortuan” presidentin ukrainas përpara kamerave më 28 shkurt 2025.

Gjithashtu nga imazhet e kapura nga ceremonia shihet dhe prania e Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio dhe Kryeministres italiane Giorgia Meloni teksa dhe komunikojnë së bashku.

