Lifestyle
Çfarë duhet të bëni në moment nëse keni shkelur një iriq deti
Pavarësisht se sa herë ndodh, është gjithmonë po aq e dhimbshme sa hera e parë. E kemi fjalën për momentin kur ndjen kurrizin e iriqit të detit të futet thellë në shputën tënde, pamundësinë për të “shkelur” këmbën në çdo sipërfaqe dhe sigurisht ndjesinë e padurueshme që përjeton në këtë moment në thembër dhe gishtërinj.
Pavarësisht panikut fillestar që mund të ndjeni, përpiquni të rifitoni qetësinë dhe ndiqni hapat e mëposhtëm sapo të ktheheni në shtëpi.
Së pari, lagni zonën e prekur për 30 deri në 90 minuta në ujë të nxehtë sa të mundeni. Kjo do të ndihmojë në uljen e dhimbjes.
Më pas, ‘armatoseni’ me piskatore dhe shumë durim për të hequr gjembat. Pasi të keni hequr sa më shumë, aplikoni krem rroje në zonën e prekur dhe kaloni mbi të, butësisht, me një brisk.
Përfundoni procedurën duke larë zonën me sapun dhe ujë të bollshëm dhe shmangni “mbylljen” e plagës duke vendosur një fashë sipër saj.
Mos u shqetësoni për gjembat e mbetura pasi trupi do t’i “zhvendos” me kalimin e ditëve
Në çdo rast, nëse vëreni skuqje ose qelb, konsultohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin tuaj!