Bota
Çfarë e acaroi? Trump nevrikoset me sekretarin e NATO-s Mark Rutte: Mos më bëni pyetje të tilla

Nga takimi në zyrën ovale me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, një gazetar e pyeti presidentin amerikan, Donald Trump, ‘sa larg është i gatshëm të shkojë me përgjigjen e tij nëse Putin do të përshkallëzonte situatën e luftës”.
“Mos më bëni një pyetje të tillë”, u përgjigj me nervozizëm Trump, duke shtuar se ai “dëshiron ta zgjidhë luftën”.
“Fundja, të kesh një Evropë të fortë është një gjë shumë e mirë”, tha presidenti amerikan.
Gjatë fjalës së tij në konferencë, presidenti amerikan kërcënoi Rusinë me tarifa të reja, nëse nuk arrin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë brenda 50 ditëve.
Ai gjithashtu theksoi se do t’i dërgojë “armë të nivelit të lartë” NATO-s, e cila më pas do të jetë në gjendje t’i dërgojë ato në Ukrainë.
“Ne kemi arritur një marrëveshje sot ku do t’u dërgojmë atyre armë dhe ata do të paguajnë për to”, tha Trump.

