Connect with us

Politike

Çfarë e lidh Dr. Pazarin me Elvis Roshin?/ Basha: Vota për të janë vota për Metën te 313-ta

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, gjatë fjalës së tij në takimin ku prezantoi kandidatët për deputetë në degën 6, foli për bashkëpunimin Rama-Berisha dhe pazaret e tyre. Basha u ndal te kandidimi i kushërirrit të Elvis Roshit, ndërsa ky i fundit ka nisur dhe fushatën për kandidatët e Berishës. Sipas tij, një pjesë e demokratëve që i shkojnë nga pas, nuk e dinë se të votosh për listën e hapur të Berishës, do çojnë në parlament Elvis Roshin dhe Ilir Metën.

Ai më tej ka ironizuar duke thënë se kjo është “beteja” e doktorit kundër Edi Ramës, që lidhjet se janë në Pazar po dalin ditëa ditës. Sipas Bashës, Rama-Berisha bashkë e kanë poushtetin, bashkë e kanë kryebashkiakun e Shkodrës, bashkë i bënë listat e deputetëve, bashkë e kanë Malin e Tiranës dhe ndërtimet e tjera tek “Selman Stermasi”, dhe bashkëpunimin final e kanë ta godasin SPAK-un.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Çfarë të lidh teksa shkon nga një qytet në tjetrin me një grusht demokratësh sypërdhe, që e kanë kuptuar, se duhet të jesh pa tru mos ta kuptosh që ky e ka shitur tashmë, e ka bërë pazarin me Ramën. Na jep përgjigje çfarë të lidh me Elvis Roshin? A e dinë ai grusht demokratësh që i merr nga një vend në tjetrin që këdo që të votosh në listën e hapur të Tiranës, prapë se prapë lista e mbyllur provalon.

Që ti do në Parlamentin e ardhshëm me votat e demokratëve të çosh Elvis Roshin dhe Ilir Metën. Çfarë e lidh Sali Berishën me Ilir Metën? Sot edhe ai tek 313. Pse? I akuzuar për korrupsion, për fshehje pasurie dhe për pastrim parash. Kjo është beteja e premtuar kundër Edi Ramës. Të marrësh Elvis Roshin apo kushëririn e tij të parë e ta fusësh në listën e atij formacioni politik që i ke vënë një vulë, që prapë se prapë ta dha Edi Rama në shkëmbim për votën për të liruar të korruptuarit e Edi Ramës vitin e kaluar. 111 të korruptuar të Edi Ramës, nuk i lironte dot Edi Rama pa ia dhënë votat Sali Berisha. Këto janë lidhjet që i mbajnë ata bashkë. Bashkë e kanë pushtetin, bashkë e kanë kryetarin e bashkisë së Shkodrës.

Bashkë i kanë bërë dhe listat me njëri-tjetrin, të paktën këtë listën me paçavure me Ilir Metën dhe me Elvis Roshin me shokë. Bashkë i kanë interesat ekonomike, nga Mali i Tiranës, mali i korrupsionit, tek kullat e tjera. Tek “Selman Stermasi”, edhe aty bashkë janë. Bashkë i kanë mediat, në veçanti ato media e dini fare mirë ju që nxjerrin një herë një fytyrë, një herë fytyrën tjetër, si dy fytyra të një monedhe. Dhe në këtë mënyrë bashkë duan të ruajnë pushtetin e tyre, privilegjet e tyre dhe të godasin SPAK-un.

Ky të paktën është plani i tyre. Dhe plani i plotë ishte që në zgjedhje të ishin vetëm këta. Pushteti i korruptuar i Edi Ramës me një pseudoopozitë, një pazar opozitë, me doktor pazarin në krye, që bën si opozitar i madh por sa herë që vjen momenti për interesin e tij apo interesat e Ilir Metës, apo interesate e Edi Ramës, është i gatshëm për pazarin e radhës.

Advertisement