Politike
Çfarë e shqetëson kreun e PL-së në qeli? Blushi thyen heshtjen: Meta shqetësohet për të ardhmen e vendit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha sot se ndaj kreut të PL-së Ilir Meta nuk ekziston asnjë fakt penal. Në një intervistë në News 24, Blushi tha se Meta ndodhet në një izolim të padrejtë për shkak, sipas tij, të firmës së Braimllarit. Gjithashtu ai kritikoi procesin zgjedhor, duke e cilësuar atë si “terror elektoral” dhe duke përmendur edhe vlerësimet problematike të OSBE-së. Sipas tij, Meta është në gjendje të mirë në qeli dhe shqetësohet thellë për të ardhmen e vendit.
“Procesi zgjedhor “u ekzekutua” nga Edi Rama. Edhe OSBE ka vlerësuar se zgjedhjet kanë pasur probleme. Zgjedhjet ishin terror i pastër elektoral. Liderët e opozitës janë vënë nën akuza, që janë qesharake. Ishte terror, që shkallmoi standardin e zgjedhjeve. Vota u vra pa hyrë në kuti. Para rrëmbimit të Ilir Metës, izoluan edhe Sali Berishën. Dosja e SPAK ndaj Metës nuk ka një fakt. Ndaj Ilir Metës nuk ka një fakt penal. SPAK orienton gazetarët në fakte të pavërteta. Edi Rama duhej të dënohej për lobime. Meta nuk ka shkelur ligje në Amerikë. Në SHBA janë dënuar njerëz për fotot e Ramës.
Për rastin që Meta akuzohet, nuk ka person të dënuar apo kompani që përmendet. Endrit Braimllari hyri në SPAK me teserën e PL-së dhe doli me teserën e PS-së. Nuk ka karakter dhe as fytyrë. Edhe Hamzai ka qenë shumë luftarak, nëse marrim këtë krahasim që paska qenë luftarak kur ka qenë me ne. Meta në izolim ekstrem ndodhet për firmën e Braimllarit. Është personazh dhe qesharak, edhe tragjik. Nuk është as politikan. Endrit Braimllari u transformua rrugës. Është peng i së kaluarës së vet. Ilir Meta është në top formë, e shqetëson e ardhmja e Shqipërisë”, tha Blushi.

