Connect with us

Bota

Çfarë e shtyu Prigozhinin t’i hapte luftë ushtrisë ruse?

Nuk ishte vërtet veprim i zgjuar nga presidenti Putin që të lejonte liderin e Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, të hynte në një konflikt me ministrin rus të mbrojtjes Sergei Shoigu dhe kreun e ushtrisë Valery Gerasimov.

Siç duken gjërat, Putini po i bashkohet rreshtit të personave me të cilët është i tërbuar shefi i Wagner, por Prigozhin po e kufizon për momentin ezëmërimin tek Shoigu dhe Gerasimov.

Faza tjetër e konfliktit mund të jetë midis Prigozhin dhe Putin.

Prigozhin mendon se Rusia e ka organizuar keq operacionin ushtarak në Ukrainë. Ai ka ende një marrëdhënie me Putinin, të cilën unë imagjinoj se nuk dëshiron ta shkatërrojë në këtë fazë.

Prigozhin ka kaluar shumë kohë në vijën e front – ai është një lider i frontit. Ai nuk rri duarkryq, siç bën Shoigu duke dhënë vetëm urdhra. Udhëheqësit Wagner i pëlqen të jetë pikërisht atje në vijën e parë me njerëzit e tij.

Ai identifikohet shumë ngushtë me ta – edhe pse i kërcënon dhe ndonjëherë i vret.

Sulmet e gabuara, ose të qëllimshme, gjatë muajve të fundit nga ushtarët rusë në Grupin Wagner e shtynë Prigozhin në skaj.

Ç’po ndodh?

Prej mbrëmjes së djeshme, mercenarët e Wagner janë duke udhëtuar në drejtim të Moskës me qëllim ndryshimin e regjimit në Rusi pasi u larguan disa javë më parë me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes nga fronti në Ukrainë.

Putini i ka bërë thirrje ushtrisë që të mos lejojë këtë rebelim, kurse kreu i Wagner tha se ai kishte bërë zgjedhjen e gabuar dhe tashmë ishte momenti që Rusia të kishte President të ri.

Wagner kanë marrë qytetet e Rostovit dhe Voronjezhit dhe tani janë duke shkuar në drejtim të Moskës, ndërkohë që në kryeqytet është dhënë alarmi.

Advertisement