Connect with us

Kosova

Çfarë fshihet pas deklarimit të vonuar për sulmin në Banjskë, politikani serb: Dyshojmë se…

Sulmi terrorist në Banjskë të Zveçani dhe autorët e këtij sulmi janë rikthyer në vëmendje. Në raportin e diskutuar të shtunën e kaluar në komisionin për mbrojtje e siguri në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, është shkruar që misioni i KFOR u morë vesh me agresorët që të ikin nga kishin ardhur. Por, pas disa ditësh KFOR ka reaguar duke mohuar një gjë të tillë duke thënë se kjo “është e pasaktë”.

Dhuna që ndodhi në Banjska erdhi pas një sulmi kundër paqeruajtësve të KFOR-it në maj të vitit 2023, i cili rezultoi me plagosjen e 93 personel të KFOR-it, disa prej të cilëve pësuan lëndime të rënda.

NATO ka mbajtur gjithmonë qëndrimin se faktet duhet të vërtetohen dhe autorët duhet të përballen me drejtësinë dhe pas dhunës, ajo ka dislokuar rreth 1000 paqeruajtës shtesë dhe forca të blinduara.

Ky ka qenë përforcimi më i madh i kontingjentit në Kosovë në një dekadë; dhe tregon se NATO është e gatshme të ruajë paqen.

Për këtë ka folur edhe politikani serb, Miko Bisevac, i cili u shpreh se ajo çka ndodhi në Banjskë nuk duhej lejuar. Sipas tij, KFOR dhe faktorët ndërkombëtarë kanë dështuar.

“Edhe më herët si parti politike kemi përmendur se marrëdhëniet në veri janë absolutisht të acaruara për shkak të veprimeve të njëanshme të Policisë Speciale, shpronësimit të tokës dhe tentativës për vendosjen e një sistemi me tuba të gjatë. Të gjitha këto ia kemi përmendur KFOR-it dhe faktorëve të tjerë ndërkombëtarë dhe ata si faktor paqeje në Kosovë në një moment kanë dështuar. Ajo që ndodhi në Banjskë nuk duhej lejuar”, deklaron Bisevac

Advertisement