Kosova
Çfarë fshihet pas perdes së tymit/ Analisti zbulon të vërtetën për asociacionin
Shkëlzen Maliqi, analist politik nga Prishtina, tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po vonon formimin e aaociacionit sepse ka frikë se mund të humbasë votuesit. Qëndrimet e ndryshme që vijnë nga Vetëvendosja për draftin e aaociacionit, ai i sheh si një “perde tymi për lëshimet që janë të pashmangshme”.
“Ata kanë frikë të hyjnë në atë proces. Kanë kanë frikë se nuk dihet se kur do të mbahen zgjedhjet. Duke qenë se tashmë kanë bërë disa lëshime, ata janë duke matur pasojat. Vazhdimisht po anketojnë opinionin publik. Kurti ka frikë për karrigen e tij, nëse do të mbetet apo jo kryeministër. Partia e tij mund të fitojë në zgjedhje por sigurisht jo aq bindëse sa herën e kaluar, nëse nuk do të ketë me vete votuesit e sjellë nga Vjosa Osmani dhe duket se do të humbasë disa nga tradicionalët e tij, të cilëve u premtoi bashkim me Shqipërinë e kështu me radhë”- deklaroi analisti i njohur, duke shtuar se Kurti i ka “shpenzuar pothuajse të gjitha kreditë” dhe se i ka mbetur “vetëm demagogjia”.
“Ka në lojë edhe atfalangat, ata që përdorin rrjetet sociale për të sulmuar njerëzit që nuk e përkrahin Kurtin”, theksoi Maliqi. I pyetur nëse ka përçarje brenda Vetëvendosjes në lidhje me draftin e asociacionit, ai sqaroi se sigurisht që brenda partisë ka mendime të ndryshme, por se beson se ata “ndajnë role” mes vete.
“Kurti thotë një gjë, Kusari një tjetër, Konjufca një të tretë e kështu me radhë, dhe pastaj kjo shkaton stuhi në media që një herë thonë një gjë, një herë tjetër, diçka ndryshe. Po krijohet një lloj perde tymi për disa koncesione, të cilat janë të pashmangshme”, – vlerësoi Maliqi.
Siç tha ai, marrëveshja e Ohrit është e mbushur me kompromise që janë të dhimbshme edhe për Prishtinën edhe për Beogradin, por duhet respektuar. Nëse kjo nuk ndodh deri në verë, vlerëson Maliqi, mund të duhet të presim edhe dy ose tre vjet.
“Për draftin e asociacionit është rënë dakord deri diku, është miratuar në nivel kombëtar, vetëm duhet të shohim disa pika se deri ku do të shkojë. A do të shkojë drejt një autonomie, jo shumë formale, apo nuk do të ketë një nivel të ri qeverisjeje, por vetëm disa pushtete do të jenë më të mëdha. Kjo është çështja kryesore dhe lufta po zhvillohet rreth kësaj. Por Kurti nuk do ta krijojnë derisa të zbatohen të gjitha apo elemente të rëndësishëm. Prandaj do të ishte më mirë që të niste një proces i diplomacisë intensive, por duket se koha po ikën për këtë. Nëse nuk zgjidhet deri në qershor, atëherë mund të duhet të presim edhe dy ose tre vjet për një lloj marrëveshjeje finale për asociacionin”- theksoi Shkelzen Maliqi.