Connect with us

Aktualitet

Çfarë ka ndodhur me vajzat e përfshira në skandalet sek*uale me ish-ministra e zyrtarë të lartë, në Shqipëri

Rasti më i fundit i implikimit në një aferë seksuale të kryetarit tashmë të dorëhequr apo shkarkuar të Bashkisë Kukës, Safet Gjici, nuk është i pari në Shqipëri.

Skandali i Shukri Xhelilit

Ish­-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili, u përfshi në një histori skandali seksual në maj të vitit 2016, pas publikimit në media të një videoje përgjimi.

Pamjet ishin realizuar nga një 20­vjeçare, e cila pretendonte se kryebashkiaku i kishte kërkuar një raport intim në këmbim të punësimit të saj në një nga institucionet vartëse të Bashkisë Dibër.

Xhelili u dënua fillimisht me 4 vjet burg për akuzën “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën”. Më pas, Apeli i Krimeve të Rënda ndryshoi kualifikimin e akuzës, e cila në Shkallën e Parë ishte ajo e “korrupsionit pasiv…” dhe uli dënimin në 1 vit e 8 muaj burg

Më pas ai u lirua, kurse vajza që e përfshiu në skandal, ish-gazetare e emisionit që e transmetoi videon, u zhduk nga profesioni dhe nga qarkullimi publik.

Skandali i Dritan Priftit

Një personazh i lartë i politikës, që i mori me vete të vërtetat e videove të tij, ishte Dritan Prifti. Ajo me të cilën ish-ministri u shfaq në çaste intime është vartësja e tij, një grua e martuar, e cila kishte lënë vendin ku kishte emigruar për të punuar si drejtoreshë në njërën prej drejtorive të METE-s që drejtonte asokohe Prifti.

Video ishte njëra prej qindra orëve filmime që Prifti kishte regjistruar dhe hedhur në laptopin e tij dhe që ishte si prova e tij më e fortë në luftën kundër Ilir Metës, pas ndarjes së tyre përfundimtare në vitin 2010, pas mëse një dekadë që kishin punuar bashkë në qeveri dhe në LSI.

Video intime, ashtu si dhe qindra videot e tjera, thuhej se ishin fshirë nga vetë autori më pas, për të mos e dorëzuar në duart e drejtësisë, bashkë me faktet kompromentuese për jetën e tij publike, apo private, por filmimet e fshira prej autorit, ishin rikthyer nga ekspertët.

Gruaja e përfshirë në skandal fshiu të gjitha të dhënat e saj publike dhe u largua nga Shqipëria. Vetë Prifti u nda nga jeta në moshën vetëm 49 vjeçare pak kohë pas skandalit. U tha se vuante nga një sëmundje e rëndë.

Skandali Ylli Pango

Kurse ai që njihet si skandali i seksit me protagonist ish-ministrin e Kulturës, Ylli Pango, ka një protagoniste të identifikuar publikisht. Ajo quhet Alkida Budini, ishte gazetare e kamufluar e një emisioni inveatigativ dhe në atë kohë ishte 19 vjeç.

Vajza e re shkoi në banesen e Ylli Pangos i cili sikunder demonstrohet ne regjistrimin audio dhe video, nis ta “gjuaje” duke e nxitur qe te heqe rroba nga trupi. Ne nje moment vajza kerkon te qetesohet dhe duket se kjo e ka stepur ministrin, i cili nuk ka shkuar me larg. E kane mbyllur “historine”, duke u ndare me nje bisede te shkurter mbi dokumentet qe vajza kishte sjelle per te aplikuar per punesim ne MTKRS.

Pango u shkarkua një ditë pas transmetimit të skandalit. Ai paditi televizionin TCH që transmetoi videon. Vajza e përfshirë në skandal u largua nga Shqipëria dhe mori azil politik në Francë.

Skandali Genc Alizoti

Genc Alizoti, u bë një tjetër funksionar publik, që u përfshi në një aferë me natyrë seksuale. Ai ishte drejtor i përgjithshëm i Hekurudhave Shqiptare, kur në vitin 2016, në media qarkulloi një video, ku zyrtari i LSI-së, kryente veprime të turpshme të natyrës intime në zyrë. Dyshohet se kjo video u bë nga Alma Kaçi, e skandalit Gjici.

Alizoti deklaroi se ishte në presion për të lënë detyrën, 6 muaj para se të jepte dorëheqjen, presion që nuk u bë kurrë i ditur se nga i vinte. Genc Alizoti, u nda nga jeta si pasojë e një arresti kardiak vetëm disa muaj pas dorëheqjes.

TEMA

Advertisement