Politike
“Çfarë më shkel syrin?”/ Rama përplaset me kryebashkiakun e Elbasanit: Këtej kokën, ça bën presion

Teksa kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me përfaqësues të bizneseve në Elbasan, duket se bullizimin dhe presionin ndaj kundërshtarëve apo anëtarëve të partisë që ai drejton, e ka kthyer në diçka të zakonshme këtë fushatë elektorale.
Një prej grave biznesmene që ishte e pranishme në takim, i tha kreut të qeverisë se në një shkollë në Elbasan, e cila është për fëmijët me aftësi ndryshe, se nuk kishte infrastrukturën e nevojshme, pasi sipas saj, mësueset i merrnin fëmijët në krahë për t’i futur në klasa.
“Ju ftoj që të vini një mëngjes dhe të shikoni sesi ngjiten ata fëmijë nëpër shkallë. Ato mësueset janë heroina që i mbajnë në krahë. Pra është e patolerueshme,”-i tha zonja, kreut të qeverisë.
Teksa kryeministri Edi Rama po fliste për këtë çështje, iu drejtua me presion kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatjas, duke i kërkuar që të mos fliste më për këtë çështje, pasi nuk i kishte dhënë zgjidhje problemit.
“Për atë që thatë për fëmijët, s’e kuptova këtë punën e shkallës. (I drejtohet Llatjas) Ç’a do më thuash ti tani, s’ke çfarë më thua ti tani. Pse më shkel syrin?! S’ke çfarë më thua…Ç’a do më thuash ti tashi?! Ti duhet ta kishe bërë që të mos vinte dita të ma thoshte ajo mua, tani që ma tha ajo, s’ma thua dot ti! A e kupton? Ti duhet ta kishe bërë.. Mirë, mirë në Shtator do e zgjidhësh? Të ka thënë kryetari i bashkisë që do e zgjidhë në Shtator? Jo mor jo, ai u rri punëve mbi kokë, problem është a i mbaron apo vetëm ju rri mbi kokë? Ëëë? Këtej kokën ti, mos e shih atë, mos i bëj presion me shikim asaj! Të ka thënë që do e zgjidhë në Shtator apo e dëgjove tani?! Tani e dëgjove, po mirë! Ata duhet të shkojnë në një vend tjetër. Do lirohet në Shtator mjedisi dhe do zgjidhet. Në Shtator do më njoftoni dhe unë do falenderoj kryetarin e bashkisë, ose në të kundërt do shkojmë bashkë te kryetari. ”- tha Rama.

