Pinknews
Çfarë ndodhi në ‘BBV’? Egla shpërthen në lot, merr mesazhin e papritur nga nëna e saj
Aktorja Egla Ceno u përlot ditën e sotme nga një mesazh që mori në ‘Big Love’. Mesazhi i nënës së saj e përloti, duke bërë që ajo të mos mundej ta lexojë vetë mesazhin. Ishte Julian Deda, ai që lexoi deri në fund mesazhin prekës të nënës së aktores.
“Egla e mamit. Unë jam shumë mirë, prandaj dua që rrugëtimin tënd drejt finales ta ndjekësh sa më e qetë. Të uroj me gjithë zemër fitoren se je një vajzë që di të kujdesesh për njerëzit e tu të afërm, me karakter të fortë dhe virtyte të veçanta në shoqëri. Edhe një herë për mua mos u shqetëso se i kam harxhuar të gjitha. Të puth maku”– shkruhet në mesazhin e nënë së Eglës.
‘Ja ta lexoj dhe njëherë të lutem’– thotë më pas Egla e cila e lexon sërish mesazhin.
Në fund aktorja shton: Shëndet. Hajt se kemi të tjera, po hë. As kemi as mbarojnë.