Pinknews
Çfarë ndodhi? Noizy vetëdorëzohet në Policinë e Kosovës
Reperi shqiptar Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy është vetëdorëzuar në Komisariatin e Pejës. Lajmi është konfirmuar për portalin “Express”, nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi. Noizy kërkohej për veprën penale lëndim i rëndë trupor.
“Reperi Noizy pak më parë është paraqitur në stacionin policor, me ç’rast më pas do të intervistohet nga hetuesit policor, e me vendim të prokurorit të shtetit do të ndalohet për 48 orë,”- konfirmoi zyrtari.
Për të njëjtën çështje, vetëm një javë më parë pas 75 ditësh qëndrimi në paraburgim në Shqipëri u lirua Bahtjar Bajraktari (DJCrax). Edhe Rigels Rajku, Noizy, qëndroi disa javë në paraburgim në Shqipëri, pasi u vu në pranga, si një prej personave të dyshuar për dhunimin e Medi Isenit, ngjarje e ndodhur në një lokal në Pejë.