Connect with us

Aktualitet

Çfarë ndodhi? Tre vëllezërit dhu’nojnë efektivët, vihen në pranga

Tre vëllezër janë vënë në pranga pasi janë përplasur me efektivët. Ngjarja ka ndodhur në Dibër. Efektivët e policisë së Dibrës janë paraqitur në Maqellarë për të vënë në pranga vëllzëerit, që akuzohen dhe për “shkatërrim të pronës”, por janë përballur me kundërshtimin e tyre. Pas ardhjes së përforcimeve, të tre janë vënë në pranga.

Njoftimi i policisë Dibër

Kundërshtuan me dhunë shërbimet e policisë gjatë kryerjes së detyrës dhe dëmtuan një nga automjetet të saj, Policia e Dibrës vë në pranga 3 shtetas. Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, kanë vënë në pranga shtetasit:

A.M., 64 vjeç, A.M., 59 vjeç,  dhe  A.M., 53 vjeç, banues në Maqellarë (vëllezër me njëri-tjetrin). Arrestimi i tyre u bë për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik”, dhe  “Shkatërrim i pronës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, ka kanosur shtetasen Sh.B., 58-vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për shtetasit;  -L.R., 62 vjeç, banues në Burrel, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

-M.Gj., 66 vjeç, banues në Burrel, pasi me vetëgjyqësi ka penguar të kalojë në rrugë, shtetasin A.Gj., 64 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Advertisement