Connect with us

Aktualitet

“Çfarë paske bo’ kështu o Zamo?!” – Gjergj Luca tregon vizitën në shtëpinë e Samir Manes

Biznesmeni Gjergj Luca ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin në “Të Paekspozuarit”, ku tregoi edhe një episod me Samir Manen në banesën e këtij të fund.

Ylli Rakipi: Ti je njeri i kamur, por e vë re që sillesh si njeri i thjeshtë, vishesh thjeshtë dhe nuk je i dhënë pas jetës së luksit, me këto gjerdanët, siç i vendosin këta dhe vijnë vërdallë. Si e shpjegon këtë ti? Apo këta që janë të pasur… Se edhe ti si Zamo vishesh. Këta që janë të pasur vishen kështu thjeshtë, ndërsa këta që hiqen si të pasur vënë gjerdanë dhe hiqen si kapitalistë të mëdhenj?

Gjergj Luca: Unë nuk merrem me formën, merrem me brendinë. Po Zamo (Samir Mane) është i madh. Zamirin unë e kam idhull, e dua fort dhe është një nga biznesmenët më të mirë shqiptarë. Por edhe Zamiri ka një çikë formë, me thënë te drejtën. I shkova para nja një muaji e gjysëm në shtëpi. E kishte afër ambasadorit japonez, e kam mik atë. Më priti në një sallë të madhe. I thashë: O Zamir, po ça paske bo’ mor burrë, i thashë, me thënë të drejtën, po më zmadhon në këtë shtëpi. Më pa njëherë, se nuk e ka bërë që t’u duket njerëzve vetja i zmadhuar, por i zvogëluar. Po ça duhet kjo shtëpi në ktë vend?! O vllai im, unë kam ndenjur në dy dhoma e një kuzhinë, po kisha mundësi që një nga ata kapanonet ta bëja shtëpi.

Ylli Rakipi: Po këta që hiqen si biznesmenë të mëdhenj dhe më pas kërkojnë dy tonë hekur borxh?

Gjergj Luca: Këta nuk i mungojnë asnjë periudhe dhe asnjë vendi, por mua më pëlqen shtresa ime, shtresa e mesme.

Ylli Rakipi: Ke ngritur një problem për asistencën dhe thua se është krimi më i madh në vend. Pse mendon kështu kur asistencë sociale për njerëzit e papunë ka në vendet kapitaliste më të zhvilluara, si në Britani përshembull. Ti do që t’ju heqësh 50 mijë lekëshin këtyre njerëzve?

Gjergj Luca: T’i kthehemi prapë të majtë dhe të djathës. Dëgjova Doktorin para një jave që tha se janë 120 mijë familje në asistencë sociale dhe në projektet e PD-së ishte për t’u bërë ndihma 200 mijë lekë. Thashë si ka mundësi që një parti e djathtë të thotë që do të rritë numrin e familjeve në asistencë sociale. Kam bërtitur në rrjetet sociale non-stop për asistencën sepse mendoj se reforma në asistencën sociale është fondamentale për zhvillim e shoqërisë sepse i gjithë biznesi, ka një ngërç jashtëzakonisht të madh. Biznesi po ballafaqohet me një inflacion të tmerrshëm.

Çmimin bazë që ka rritur qeveria duhet ta kishte bërë më përpara, vetëm se nuk ka në dorë që të frenojë inflacionin. Unë për çdo kamion humb 2300-2400 euro, shumë që rrezik nuk e fitoj me atë kamion. Shumëzoi me 20-30 kamionë eksport që bëj unë, sa bëhen në muaj këto. Qeveri mund të na ndihmojë me fuqinë punëtore, me asistencën sociale sepse do të shkatërrojë shoqërinë, nëse nuk e bën këtë reformë. Këtu punëtorët nuk kanë organizime sindikatash. Tani si ka mundësi që gratë që punojnë te unë dhe që janë të siguruara, paguajnë taksa për ato që rrejnë. Ne themi duam fuqi punëtore. Ti ke 120 mijë familje që janë forcë aktive dhe nuk i hedh në tregun e punës për të ndihmuar biznesin dhe për t’i dhënë një kolpo të jashtëzakonshme që të ecë përpara.

U jam lutur miqve të mi në qeveri që ta bëjnë këtë reformë dhe kanë bërë një gjë të madhe dhe thonë: ju merreni njerëzit në punë për provë, paguajini sigurimet dhe ne do t’ua paguajmë asistencën për 3 muaj. Kjo është arritje e qeverisë, por nuk funksionon nga zyrat e punës. Ato duan 5 mijë, 10 mijë lekëshin për t’i lënë njerëzit në asistencë dhe nuk i detyrojnë njerëzit që të shkojnë në punë duke patur këmbë e dorë. Shteti nuk duhet të ndihmojë rrenacakët dhe mashtruesit që i ke të gjithë duke punuar në të zezë në Greqi. Por ligji nuk zbatohet. Nuk funksionojnë bashkitë, nuk e kanë futur në sistem.

Advertisement