Kosova
ÇFARE PO FSHEHIN KURTI E VUÇIÇ/ Deputeti gjerman: Janë partnerë idealë, kanë nevojë për njëri-tjetrin
Kryetari i Komisionit për Ballkanin Perëndimor në Parlamentin e Gjermanisë Josip Juratoviç, në një intervistë për mediumin serb “Nova” ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç “janë partnerë idealë” per njëri-tjetrin.
“Unë e kam mbështetur Albin Kurtin sepse ai premtoi qe do ta demokratizonte Kosovën. Sipas meje, Kurti dhe Vuçiç janë partnerë idealë kur është fjala për Kosovën. Ata kanë nevojë për njëri-tjetrin. Ndoshta kjo qe po them është shumë e ashpër, por thjesht duhet të shikoni veprimet dhe reagimet e tyre dhe do me besoni”, theksoi Juratoviç, sipas te cilit, Kurti e Vucic negociojnë duke mbajtur ne xhep nga nje skenar.
“Vuçiç e bën pak më me shkathtësi, në mënyrë teatrale. Por, për sa më përket mua, viktimat më të mëdha janë serbët, jo vetëm në veri, por në tërë Kosovën, por edhe të gjitha minoritetet e tjera” – theksoi deputeti gjerman
Ndërsa teksa ka folur për procesin e dialogut, Juratoviç ka theksuar se as Prishtina dhe Beogradi nuk po “luajnë pastër”, dhe shtoi se “e kanë kafshuar problemin e Kosovës dhe Serbisë aq thellë sa nuk mund të dalin prej tij”.
“Bashkësia ndërkombëtare duhet të lejojë që fillimisht të krijohen shoqëri demokratike në Kosovë dhe Serbi. Marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të ndërtohen nga e para. Është e qartë për çdo serb se kthimi i Kosovës në Serbi nuk është i mundur” – potencoi Josip Juratoviç duke shtuar se “sistemi politik dhe administrative në Serbi do të shpërthejë, do të shembet në vetvete, sepse presioni nga jashtë dhe brenda është i madh”.
“Ne e dimë se vecanrisht një njeri, presidenti Vucic që në fakt është edhe shefi I madh, po vuan nga presioni i madh për të mbajtur gjithçka në duart e tij, të gjithë sistemin, por kjo po bëhet gjithnje e më e vështirë për të” – theksoi deputeti I Bundestagut