Connect with us

Kronike

Çfarë po ndodh? Bien në pranga 2 persona, dyshohet se…

Dy rumunë dhe një italian janë arrestuar në Vlorë në kuadër të operacionit policor të koduar “Parts 29”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në sasi dhe në doza.

Njëri prej rumunëve, dyshohet se shiste doza droge në festivalin e zhvilluar në Delisuf, ndërsa tjetri mbante armë të ftohtë (përforcues grushti).

Dozat e lëndëve narkotike dhe arma e ftohtë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërkaq, gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin italian, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike kanabis dhe tabletat ekstazie, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Advertisement