Politike
Çfarë po ndodh brenda SPAK?/ Zbulohen HETIMET e FRIKSHME që do tronditin THEMELET?

Në emisionin “Skenë Krimi”, zbulohen një seri hetimesh të thella që po zhvillohen aktualisht brenda Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Hetime që, sipas burimeve të sigurta, mund të tronditin themelet e sistemit politik dhe drejtësisë në vend.
Në qendër të këtyre hetimeve ndodhen disa nga figurat më të njohura të tranzicionit shqiptar: Ish-presidenti Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj. Të tre dyshohen për përfshirje në afera korruptive, pastrim parash dhe abuzim me fondet publike.

