Connect with us

Pinknews

Çfarë po ndodh? Familjarët marrin instagramin e Luizit, heqin emrin e tij

Këngëtari Luiz Ejlli është kthyer në kryefjalën e këtij momenti në showbizin shqiptar, për shkak të paraqitjes së tij në Big Brother Vip Albania. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këngëtari u fut pa adresë Instagrami, por tani profili i tij numëron mbi 637 mijë ndjekësa.

Por, ditën e sotme, profili i Luizit në Instagram ka rënë pre e sulmeve kibernetike dhe këtë gjë e kanë bërë me dije vetë familjarët e këngëtarit përmes një postimi në InstaStory. Për shkak të sulmeve, profilit të Luizit i është ndryshuar emri dhe i është vënë ai i motrës së tij Ina Ejlli dhe thuhet se menaxhohet tani vedtëm nga kjo e fundit.

“Fansa të dashur! Për arsye sulmesh deri në ekstrem për të vjedhur këtë Instagram, motra e Luizit që është zotëruesja e këtij Instagrami do ta menaxhojë vetë. Me shumë dashuri, familja e Luizit” -shkruhet në InstaStory.

Por, a është kjo e vetmja arsye apo edhe fshihet dhe diçkja tjetër nga mbrapa? Këtë gjë pritet ta zbulojë koha.

Ajo çka dihet është se përveç ndryshimit të emrit, instagrami i Luizit ka marrë dhe një vendim drastik ku ka hequr të gjithë familjarët e Kiara Titos nga lista e ndjekësve, ku një prej tyre është dhe tezja e Kiarës, Gena.

Burime bëjnë me dije se ditët e fundit ka patur një debat mes familjarëve të Kiara Titos dhe personit që menaxhonte Instagramin e Luizit. Arsyeja ka qenë sepse profili nuk ka bërë asnjë postim apo InstaStory në mbështetje të Kiarës, e cila rrezikon natën e sotme të dalë në një nominim të vështirë kokë më kokë me Oltën.

Advertisement