Në fjalën e tij, Rama tha se ndodhet në një pozitë jo të thjeshtë përballë pushtetit gjyqësor dhe diplomatëve të huaj.
Madje, duke iu referuar këtyre të fundit, Rama tha se kanë luksin e veçantë që të “ndajnë me publikun gëzimin dhe hidhërimin për vendimet e gjykatave”.
Sot është dita të shpreh konsideratën për të gjithë gjyqtarët e GJK ndër vite veçanërisht për ato që hodhën themelet për jurisprudencës së GJK.
Tensionet politike e shoqërore janë zhvendosur shumë herë në GJK. Jo rrallë herë retorika publike ka tentuar që të përfshijë GJK dhe për të ndërhyrë në pavarësinë e saj. Duke transformuar debatin politik në GJK, gjykata ka kontribuar në zbutjen e tensioneve. Jo pak herë retorika politike ka përfshirë Gjykatën, nën petkun e diskurseve, për të paragjykuar vendimmarrjen apo për të ndërhyrë në vendimet e saj. Kemi kontribuar në zbutjen e përplasjeve institucionale. Ka pasur dhe përplasje mes dy juridiksioneve, gjyqësor dhe juridik. Vendimmarrja e kësaj Gjykate i ka shërbyer korrektimit efektiv të marrjes së vendimeve dhe të ndarjes së pushteteve.’- u shpreh Tusha.
…
PD çoi VKM për konfiskimin e ndërtimeve pa leje në Gjykatë Kushtetuese, Rama: Makinacion politik që të lë pa fjalë! Lejon vazhdimin e mahisjes së këtij problemi
‘Nuk mund të shmang dot me gjithë përpjekjet, një eveniment unik në tërësinë e veprimtarisë publike dhe politike të këtij vendi që nuk është e varfër me shfaqje unikale devijimesh, goditja e GJK me vendime qeveria. Për të ndëshkuar lejet e ndërtimit nga ndërtues që në përmbajtësinë e tyre e kanë bërë të pamundur vendimin përfundimtar. Një vendim qeveria të çohet në GJK është një akt që të lë pa fjalë, pro që një vullnet politik që të marrë në mbrojte shkeljen e ligjin, ky është një makinacion i ri që e ilustron edhe më së miri kulminacionet e mëparshme. Jo çdo konflikt i natyrës politike duhet të zgjidhet nga GJK, dhe nga ana tjetër si mund të evitojmë që duke ju adresuar GJK që në vende normale zgjidhen në rrugë të tjera të mos kontribuojmë dhe ta vëmë GJK për të tejzgjatuar majisjen e të gjithëve.’- tha Rama.
…
30-vjetori i krijimit të ‘Kushtetueses’, Begaj: Është kurora e demokracisë dhe rojtare e paqes sociale
Presidenti Bajram Begaj në fjalën e tij përshëndetëse në 30-vjetorin e krijimit të Gjykatës Kushtetuese u shpreh se kjo gjykatë është kurora e demokracisë dhe rojtare e paqes sociale.
‘Gjykata Kushtetuese është kurora e demokracisë dhe rojtar e paqes sociale. Jam i bindur tek profesionalizmi juaj për të qenë mbrojtës të paanshëm të individit dhe garant të rendit kushtetuese. Suksese në punën tuaj’- u shpreh Begaj.