Politike
Me urgjencë drejt Shqipërisë, Kurti kokë më kokë me…
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim ‘kokë më kokë’ me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Tiranë në ‘Vilën 30’
Burime për NTV.AL nga Kosova bëjnë me dije se Albin Kurti është nisur me urgjenca nga Prishtina, ku edhe ka anuluar duke lënë në gjysmë edhe një konferencë të cilët po mbante për mediat në Kosovë. Ende nuk ka detaje në lidhje me arsyet e takimit apo vizitës së kreut të qeverisë së Kosovës.
Kujtojmë se mbledhja e 8-të e përbashkët mes dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe Kosovës u mbajt me 20 qershor, ndërsa u firmosën 19 marrëveshje. Fryt i marrëveshjes mes dy qeverive ishte edhe abetarja e përbashkët unike, e cila këtë fillim viti të ri shkollor është në duar të vogëlushëve të dy vendeve.
Sa i përket nismës ‘Open Balkan’, Shqipëria dhe Kosova vijojnë të kenë qëndrime të kundërta. Kreu i qeverisë Edi Rama vazhdimisht ka ftuar Kosovën të bëhet pjesë. Madje në përplasjet e fundit në veri të Kosovës për çështjen e dokumenteve të identifikimit dhe targat me Serbinë, Rama tha se kjo nuk tregoi se Ballkani i Hapur është i panevojshëm apo i gabuar, por përkundrazi se është një domosdoshmëri.