Connect with us

Kronike

Çfarë po ndodh në vend? Tjetër plagosje me thikë, zbulohet emri i të plagosurit

Një plagosje me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë.

29-vjeçari i identifikuar si Kostika Ruko ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore pasi ishte qëlluar me thikë nga dy persona, ende të paidentifikuar.

“Rreth orës 17:10, shtetasi K.R., 29 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga dy shtetas ende të paidentifikuar.”– njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Advertisement