Connect with us

Bota

Çfarë po përgatit Ukraina? Ministria e Mbrojtjes: Mos tregoni…

Ministrie Mbrojtjes së Ukrainës ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku kërkon diskrecion dhe ruajtjen sekret të datës se kur Kievi do të nisë kundërofennsivën ndaj trupave të Putinit.

Në video shfaqen ushtarët ukrainas të cilët kërkojnë nga shikuesit të heshtin e të mos zbulohet data se kur Kievi “do të tregojë forcën”.

Kundërofensiva është paralajmëruar disa herë nga autoritet më të larta të vendit, përfshirë edhe presidentin Volodymir Zelensky, i cili ka bërë me dije se ka vijuar puna për mbledhjen e armatimeve të nevojshme nga partnerët, në mënyrë që të jetë edhe më e fortë kundërpërgjigja nda trupave të Putinit.

Advertisement