LAJMI I FUNDIT
“Çfarë shoku do të ishte Vuçiç, nëse do t’i linte njerëzit e tij të mbyteshin në det?
‘Vendimi për lirimin nga paraburgimi për Milan Radoiçiç është marrë nga organet e drejtësisë nën ndikimin e padyshimtë të majës së shtetit, pra partisë në pushtet’ – Kështu janë shprehur për median serbe Danas, disa opinionistë dhe analistë të njohur. Avokati Bozho Preleviç tha se ‘Shkronja e ligjit nuk vlejnë për njerëzit e afërt me regjimin e presidentit Vucic, Sipas tij, edhe pse anëtarë të tjerë të grupit terrorist që veproi në Banjskë, janë identifikuar, ata nuk janë marrë në pyetje për të kuptuar senë çfarë rrethanash janë organizuar dhe për çfarë qëllimi. “Nga ana tjetër, jemi në një situatë ku njerëzit në Serbi arrestohen në më pak se 24 orë për kritikat ndaj qeverisë në rrjetet sociale. Ne si shoqëri, në zemër të Evropës, jemi bërë një çerdhe e madhe organike e krimit të organizuar dhe një moçal në të cilin do të mbytemi të gjithë kolektivisht “ – deklaroi avokati Ivan Niniç, duke shtuar se Vucic, me arrestimin dhe lirimin e Milan Radoiçicit, mashtroi opinionin vendas dhe bleu kohë shtesë me bashkësinë ndërkombëtare. “Është e qartë për të gjithë se ata të dy kanë qenë partnerë dhe bashkëluftëtarë për dhjetë vjet dhe se Vucic nuk mund ta lërë Radoicicin në burg, sepse ai mund të flasë, dhe atëherë do kishte pasoja për Vuçiçin. Në fund të fundit, çfarë lloj shoku do të ishte Vuçiç nëse do t’i linte të mbyteshin në det njerëzit e tij? Problemi këtu është se nga e gjithë Serbia po vijnë mesazhe të ashpra, kërkesa për të ndriçuar incidentin në Banjskë, për të përcaktuar se cilët janë ideatoret, organizatoret dhe financuesit” – theksoi Niniç per Danas.