Lifestyle
Çfarë të bëni kur vuani nga tensioni i ulët ?
Për to rekomandohet ndryshimi i mënyrës së jetesës, marrja e lëngjeve të mjaftueshme, kripë në ushqim, aktiviteti i rritur fizik, shmangia e ngritjes së papritur nga shtrati dhe disa herë si dhe me rekomandimin e mjekut nevojiten edhe barnat.
Më poshtë do të gjeni disa këshilla nëse vuani nga tensioni i ulët :
Bëni një gjumë të mirë Flini mirë dhe ushqehuni shëndetshëm. Këto janë gjërat themelore që duhet t’i bëni për veten që të jeni më mirë dhe të ndiheni norma
Jo shumë kafe Personat me tensionin e ulët të gjakut janë zakonisht pirës të kafes, sepse ata nuk mund të zgjohen nëse nuk marrin kafeinë . Tri kafe gjatë ditës janë në rregull, por këtë kufi nuk guxoni ta kaloni, pasi që gjendja do t’ju përkeqësohet.
Qëndroni në lëvizje Lëvizni sa më shumë. Nëse keni mundësi shkoni në notim apo në vrapim të lehtë. Këto aktivitete janë ndër zgjidhjet më të mira për personat me tension të ulët.
Ilaçet Ekzistojnë edhe metoda të ndryshme alternative të shërimit. Për shembull preparati homeopatik në formë të pikave “Vivoton S”, është tërësisht me përbërës natyrorë, kapërcen gjendjet e ndryshme me origjinë hipotensione dhe simptomat tjera të lidhura, ndihmon përshpejtimin e procesit të shërimit, duke aktivizuar mbrojtjen e tyre dhe forcave mbrojtëse të organizimit.