Connect with us

Sport

Champions League/ Atalanta fiton 5-0 me Gjimshitin në fushë dhe kualifikohet në play-off

Champions League është këtë të martë në ditën e shtatë të ndeshjeve të fazës së ligës. Me fillim nga ora 18:45 Atalanta fitoi me pesë gola kundër Sturm Graz dhe kalon zyrtarisht në play-off, ndërsa Monaco mposhti Aston Villan. Në orën 21:00 luhen shtatë duele, me big-ët e Evropës që zbresin në fushë.

Në “Bergamo” Atalanta fitoi 5-0 kundër Sturm Graz dhe një ndeshje nga fundi i sfidave në grup zyrtarisht e gjen veten në play-off. Në fushë 20 minutat e fundit u fut edhe Berat Gjimshiti. Sfida u zhbllokua në minutën e 12-të nga Retegui, me pjesën e parë që u mbyll me këtë rezultat. Pjesa e dytë solli ‘breshërinë’ e golave me Pasalic, De Ketelaere, Lookman dhe Brescianini. Atalanta me 14 pikë siguron për momentin zonën play-off dhe është në garë për kalimin direkt në fazën tjetër.

Në Principatë, Monaco iu fal golit të Singo në minutën e tetë për të mposhtur 1-0 Aston Villën. Francezët kanë shanse për më tej, teksa me 13 pikë barazuan anglezët.

Advertisement