Connect with us

Sport

Champions League/ Ndarja e vazove premton duele të forta

Uefa Champions League zhvilloi dje ndeshjet e fundit në grupe. Tanimë kompeticoni më i rëndësishëm për klube në Europë ka mësuar edhe 16 skuadrat që kalojnë në fazën me eleminim direkt. UEFA bën me dije se shorti për fazën e 1/16 do hidhet në Nyon të Zvicrës të hënën e 7 nëntorit, duke nisur nga ora 12:00.

Në short përfshihen 16 skuadrat që u renditën të parat dhe të dytat në grupe, me goglat që mund të rezervojnë përplasje interesante. Sipas UEFA, asnjë ekip nga i njëjti shtet nuk do përballet në këtë fazë. Gjithashtu nuk do ketë përplasje të skuadrave që ishin bashkë në grupet e këtij edicioni. Ndeshjet zhvillohen me sistemin vajtje-ardhje dhe janë planifikuar për datat 14/15/21/22 shkurt 2023, ndërsa ato të kthimit më 7/8/14/15 mars 2023. Duelet luhen në orën 21:00.

Ndarja e vazove:

Fituesit e grupit (vazo 1): Bayern Munich (GER), Benfica (POR), Chelsea (ANG), Man. City (ANG), Napoli (ITA), Porto (POR), Real Madrid (SPA), Tottenham (ANG)

Vendet e dyta në grup (vazo 2): Club Brugge (BEL), Dortmund (GER), Frankfurt (GER), Inter (ITA), Leipzig (GER), Liverpool (ANG), Milan (ITA). PSG (FRA)

Skuadrat e shortuara në vazon 1 përballen me ato të vazos 2.

 

Advertisement