Sport
Champions League/ Real Madridi i falet Bellinghamit, Juventusi pa shënjestër, Chelsea dhe Liverpool fitojnë me nga 5 gola
Këtë të mërkurë u zhvilluan nëntë ndeshjet e mbetura për raundin e tretë në fazën e ligës së Champions League. Real Madrid fitoi 1-0 kundër Juventusit, teksa Chelsea mposhti 5-1 Ajaxin. Po me këtë rezultat Liverpooli fitoi në Gjermani kundër Eintrachtit, ndërsa Bayern Munich mposhti 4-0 Club Brugge.
Në ‘Bernabeu’, Real Madridi iu fal golit të Jude Bellingham për të marrë suksesin e tretë këtë edicion të Champions League, duke mposhtur 1-0 Juventusin. ‘Zonja e Vjetër’ nuk i shfrytëzoi dy mundësi të mira me Vlahovic dhe Openda për të shënuar. Juve ende nuk ka asnjë fitore në Champions League, ndërsa madrilenët iu bashkohen skuadrave që kanë nga nëntë pikë.
Në Londër, Chelsea fitoi 5-1 kundër Ajax me golat e Guiu, Caicedo, Fernandez, Estevao dhe George. Edhe Liverpool fitoi 1-5 kundër Eintrachtit në Frankfurt. Golat për të kuqtë u shënuan nga Ekitike, van Dijk, Konate, Gakpo dhe Szoboszlai.
Në Munich, Bayern fitoi 4-0 kundër Club Brugge me golat e Karl, Kane, Diaz dhe Jackson.
Pas tre raundeve të para, PSG, Bayern, Inter, Arsenal dhe Real Madrid kanë nga nëntë pikë.
Champions League, raundi tre:
E mërkurë, 22 tetor 2025
18:45
Athletic Bilbao 3-1 Qarabag
Galatasaray 3-1 Bodo/Glimt
21:00
Atalanta 0-0 Slavia e Pragës
Bayern Munich 4-0 Club Brugge
Chelsea 5-1 Ajax
Eintracht Frankfurt 1-5 Liverpool
Monaco 0-0 Tottenham
Real Madrid 1-0 Juventus
Sporting Lisbone 2-1 Marseille
Renditja: