Bota
Charles III shpallet mbret i Australisë dhe Zelandës
Charles III shpallet mbret i Australisë dhe Zelandës së Re
Mbreti Charles III i Anglisë u shpall edhe zyrtarisht Monark i Australisë, gjatë një ceremonie në Canberra, e zhvilluar më 11 shtator.
Deklarata në Parlament u bë nga Guvernatori i Përgjithshëm i Australisë, David Hurley. Por Australia ende po e pyet veten…jam monarki apo republikë?
Në Televizionin Pulbik Australian, kryeministri Anthony Albanese e shtyu reflektimin për herë të tjera.
“Nuk është koha për të folur për sistemin tonë të qeverisjes. Tani është koha që ne t’i bëjmë homazhe Mbretëreshës Elizabeth. Sot, sigurisht, ne festojmë shpalljen e mbretit Charles III si Sovran i Shtetit Australian. Ky është sistemi i qeverisjes që ne kemi aktualisht. Dhe një kryeministër ka përgjegjësinë ta respektojë.” – Tha Anthony Albanese
Mbreti Charles III u shpall zyrtarisht edhe Sovran i Zelandës së Re, në një ceremoni që u zhvillua në Wellington.