Connect with us

Bota

Charles Michel në Kinë: Ushtroni presion mbi Rusinë

Kina duhet të përdorë ndikimin e saj për të bërë presion ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kështu i tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentit kinez Xi Jinping gjatë vizitës së tij në Pekin.

Nga ana tjetër, Presidenti Xi ka qenë shumë i qartë për mos furnizimin me armë Rusisë dhe se kërcënimi bërthamor nuk është i pranueshëm.

Lideri kinez duket se është në favor të negociatave për një zgjidhje politike të konfliktit në Ukrainë, por për momentin ai ka çështje të brendshme më urgjente për të zgjidhur: protestat e këtyre ditëve në Kinë teksa pakënaqësia popullore me Politika zero-Covid vazhdon e pandërprerë.

Objekt diskutimi kanë qenë edhe marrëdhëniet tregtare: në fakt, mbi 22% e importeve evropiane vijnë nga Kina, ndërsa vendi aziatik është destinacioni i 10% të eksporteve të BE-së.

Advertisement