Sport
Chelsea fut Armando Brojën dhe fiton 2-1 në derbi
Premier League e futbollit në Angli vijon të jetë në javën e 19-të. Boxing Day nuk rezervoi surpriza mbrëmjen e së mërkurës, me Wolves, Chelsea dhe Manchester City që fituan. Në “Stamford Bridge” Chelsea fitoi 2-1 me Crystal Palace në derbin e Londrës, teksa golat për Blutë u shënuan nga Mudryk dhe Madueke, teksa Palace barazoi përkohësisht me Olise. Në fushë për Chelsean luajti 20 minutat e fundit edhe Armando Broja, që ishte në fushë në momentin kur u shënua goli i fitores për të tijtë. Chelsea me 25 pikë mban vendin e dhjetë. Në “Goddison Park”, Everton nuk mundi të mbante rezultatin e pjesës së parë, me golin e Harrison që i dha suksesin në 45 minutat e para. Manchester City e përmbysi 1-3 me gola të Foden, Alvarez dhe Bernardo Silva. City me 37 pikë ngjitet në pozitën e katërt. Këtë të enjte Premier League e futbollit vijon me dy sfida të tjera. Në 20:30 Brighton luan me Tottenham dhe Arsenal me West Ham në 21:15.
Premier League, java 19-të:
E mërkurë
Brentford 1-4 Wolves
Chelsea 2-1 Crystal Palace
Everton 1-3 Manchester City
Renditja:
Në “Goddison Park”, Everton nuk mundi të mbante rezultatin e pjesës së parë, me golin e Harrison që i dha suksesin në 45 minutat e para. Manchester City e përmbysi 1-3 me gola të Foden, Alvarez dhe Bernardo Silva. City me 37 pikë ngjitet në pozitën e katërt.
Në “Stamford Bridge” Chelsea fitoi 2-1 me Crystal Palace në derbin e Londrës, teksa golat për Blutë u shënuan nga Mudryk dhe Madueke, teksa Palace barazoi përkohësisht me Olise. Në fushë për Chelsean luajti 20 minutat e fundit edhe Armando Broja, që ishte në fushë në momentin kur u shënua goli i fitores për të tijtë. Chelsea me 25 pikë mban vendin e dhjetë.