Connect with us

Sport

Chermen Valiev, vetëm një hap pranë medaljes së bronztë, mundësi kuqezi fiton bindshëm në të dyja pjesët

Chermen Valiev është vetëm një hap pranë medaljes së bronztë.

Chermen Valiev është vetëm një hap pranë medaljes së bronztë. Mundësi i Shqipërisë është rifutur në garë, pasi kundërshtari i tij në çerekfinalen e djeshme, ka siguruar finale e peshës 74kg.

Mundësi rus në ngjyrat kuqezi pasi ka mposhtur rivalin e tij Kaxhimahamedau me shifrat 11-2. Mundësi kuqezi ka fituar bindshëm në të dy pjesët. Në të parën ka bërë një pikë teknike ndërsa në të dytën ka bërë pesë dy pikësha teknike duke thelluar avantazhin.

Ky sukses i krijon mundësinë Valiav në garë për medaljen e bronztë të stilit të lirë për peshën deri në 74 kg, finale të cilën do ta zhvillojë në orën 18:00 përballë Viktor Rasadin nga Taxhikistani.

Advertisement