Connect with us

Sport

Chiellini: Jam i shëmtuar…Femrat flenë me mua se jam futbollist

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, thotë se arsyeja se ka futur në shtrat femra të bukura ndër vite është për shkak të suksesit të tij si futbollist.

38-vjeçari, i cili së fundmi iu bashkua Los Angeles FC të MLS, foli në një podcast të ‘Team Serie A’ dhe pranoi se pamja e tij nuk është arsyeja pse gratë kanë bërë seks me të gjatë viteve.

“Më shikoni pak mua”, tha ai duke qeshur kur u pyet nëse fama e ndihmoi të tërhiqte seksin e kundërt. “Shikoni sa i shëmtuar jam… po”.

Në janar të vitit 2021, Chiellini i tha reperit Fedez në podcastin e tij: “Unë jam më i shëmtuar se uria. Nuk do të kishte qenë e mundur për mua të shoqërohesha me femra pa qenë futbollist”.

Chiellini u martua me Carolina Bonistalli në vitin 2014 pas katër vitesh të fejuar. Çifti kanë së bashku dy vajza.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *