Connect with us

Sport

Chiesa me “valixhe në duar”, Napoli e Roma kërkojnë “yllin” italian

Emërimi i teknikut, Thiago Motta, në krye të pankinës së Juventus pritet të sjellë një sërë largimesh, në radhët e “Zonjës së Vjetër”, ku ndër të parët që po fillon të bëjë gati “valixhet”, duket të jetë “fantazisti” italian i sulmit, Federico Chiesa, me këtë të fundit që ka filluar kontaktet me klubet e parë, për të siguruar një aventurë të re në karrierën e tij.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave italiane, “Bardhezinjtë” po shqyrtojnë mundësinë e shitjes së anësorit, të cilit kontrata i skadon pas një viti, teksa deri më tani 26-vjeçari kërkohet me ngulm nga tekniku i ri i “Bluve” të Napoli, Antonio Conte, mirëpo jo vetëm, pasi italiani është edhe në listën e “Verdhekuqve” të Roma, me startegun De Rossi që e pëlqen shumë profilin e tij.

Ndërkaq, kujtojmë se Chiesa u transferua me shumë bujë në verën e vitit 2022, për shifrën e 44.5 milionë eurove, nga “Violët” e Fiorentina, mirëpo dëmtimet e shumta e penguan të shkëlqejë te rekordmenët e Italisë, ku në sezonin e fundit zhvilloi plot 33 paraqitje në Serie A e Coppa d’Italia, por nuk arriti të shënonte më shumë se 10 gola e të asistonte 3 të tjerë për shokët e tij të skuadrës. 

Advertisement