Connect with us

Kronike

Çifti i ri në Big Brother Vip, Luizi ngacmon dyshen Kristi-Keisi

Brenda shtëpisë së Big Brother duket se po krijohet një çift i ri. Kristi dhe Keisi prej ditësh po flirtojnë bashkë.

Keisi në fakt nuk ka shumë ditë që është bërë pjesë e shtëpisë, por që prej hyrjes së saj, banorët nisën ngacmimet për të dhe Kristin, pasi duan t’i shohin si çift.

Gjatë ditës së djeshme, ngacmimet mes tyre nuk munguan thuajse në asnjë moment.

Ishte Kristi ai që ngulte këmbë që Keisi ta puthte atë, por kjo e fundit refuzoi.

Por teksa Kristi dhe Keisi po qëndronin bashkë në shtrat, Luizi nisi me ngacmimet e tij “pikante”.

Ndonëse ishin në dhoma të ndryshme, Luizi thuajse shihte çdo lëvizje që bënte Kristi ndaj Keisit.

Ai i tha Kristit se nuk i shpëton asgjë, madje e këshillonte këtë të fundit sesi ta afronte Keisin.

Kristi nga ana tjetër, po i mbante “lojën” Luizit. Ai bënte sikur ngacmonte Keisin, ndërsa Luizi i tha me të qeshur që të presë sa të fiken dritat.

Advertisement