Sport
Cila është jeta e re e 41-vjeçarit Zlatan Ibrahimovic, pas tërheqjes nga futbolli
Zlatan Ibrahimovic u tërhoq zyrtarisht nga futbolli dy muaj më parë, në moshën 41-vjeçare. Superylli suedez u ka dhënë lamtumirën tifozëve të Milanit në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Veronës, të fituar 3-1 nga njerëzit e Stefano Piolit, pa luajtur asnjë minutë. Lëndimi i gjurit e pengoi atë të performonte, kështu që ai u reduktua në një fjalim emocionues para ndeshjes. Cila është jeta e re e Zlatan Ibrahimovic në moshën 41-vjeçare pas tërheqjes nga futbolli. Me çfarë po merret ylli suedez.
Jeta e Zlatan Ibrahimovic ka mbetur po aq aktive edhe pasi hoqi dorë nga futbolli. Ish-sulmuesi vazhdon të stërvitet rregullisht, ndërsa tashmë ndërthur ushtrimet fizike specifike për futbollin me ato të taekwondo-së, pasionin e tij të madh. Ibra është gjithashtu një dashnor i sinqertë i çiklizmit, pandele dhe bën joga vazhdimisht për të mbajtur trupin në formë.
“Është ajo që më bën të lumtur dhe më bën të ndihem i gjallë. Shpesh ndihesha i gjykuar ose i përjashtuar në përpjekjen time për të ecur përpara.
Në të gjitha moshat është e rëndësishme të gjesh një aktivitet që të pëlqen dhe të fillosh prej andej. Mund të jetë një sport intensive, ose diçka më e vogël.
Ushtrimi ka përfitime të mëdha për shëndetin mendor. Asnjëherë nuk është vonë, dhe 40 është 20-shi i ri (pa të qeshura)”,- ka rrëfyer Zlatan Ibrahimovic, përcjell “Elmundo.es”.
Në të njëjtën kohë, Zlatan Ibrahimovic kombinon sportin me një dietë të ekuilibruar në proteina, karbohidrate dhe yndyrna. Futbollisti që ka luajtur për Interin, Milanin, PSG-në, Juventusin, Barcelonën dhe Manchester United, ka rrëfyer se mishi, peshku dhe makaronat nuk duhet të mungojnë në meny. “Gjithashtu, shumë vezë! Dhe gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm”,- ka shtuar suedezi.
“Stërvitja nuk ka të bëjë vetëm me përfitimet fizike: sporti mund të përdoret për të ndihmuar të rinjtë të fitojnë vetëbesim dhe të gjejnë një drejtim kuptimplotë,”- shton Ibrahimovic në fund të intervistës.
Përveç jetës së tij aktive, superylli ka qenë i përfshirë në fushata të shumta. Ai u bë ambasador i markës për H&M dhe lançoi një koleksion të ri veshjesh, që mban emrin e tij, gjithashtu me synimin për të inkurajuar botën për të bërë sport, si dhe mori pjesë në projekte dhe fushata të shumta që ndihmojnë zhvillimin e fëmijëve.