Lifestyle
Cilat janë dhuratat ideale për fëmijën tuaj
Fëmijët janë kënaqësi e madhe në jetë dhe kur duam t’ju bëjmë atyre një dhuratë dëshirojmë para së gjithash që ata të gëzohen.
Por gjithashtu duhet të kujdesemi që dhurata të jetë e dobishme dhe funksionale për ta.
Ju këshillojmë që mos të kufizoheni vetëm me idenë e pajisjeve elektronike, pasi sado që ta gëzojnë dhe argëtojnë fëmijën, ato kanë pasoja të rënda pasi krijojnë varësi tek fëmija dhe e izolojnë atë nga bota reale dhe e largojnë nga miqtë.
Megjithëse shumë studime tregojnë se lojërat elektronike zhvillojnë shpesh intelektin e fëmijëve, nga ana tjetër ato ngadalësojnë zhvillimin fizik tek fëmijët dhe ulin ndjenjën e vetëbesimit tek ta. Prandaj dhuratat më me vlerë që mund t’i bëni fëmijës suaj janë pajisjet e ndryshme sportive.
Ju duhet të kujdeseni që fëmijët të kalojnë sa më tepër kohë në ajër të pastër dhe të balanconi aktivitetin e tij fizik dhe mendor për një fëmijëri sa më të shëndetshme. Dhuratat më me vlerë që mund ti bëni fëmijës suaj janë pajisjet e ndryshme sportive.
Një ndër pajisjet më efikasitet shumë të lartë për zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijës është pa diskutim biçikleta, e cila do të ishte edhe një dhuratë ideale për fëmijët, të cilën ju mund ta zgjidhni në varësi të moshës së fëmijës dhe të interesave të tij.
Ekzistojnë rreth 8 kategori kryesore të biçikletave në varësi të moshës së fëmijës dhe nivelit të aftësive të ngasjes së biçikletës, duke filluar nga biçikletat lodra të tipit makinë me rrota, katërçikletat, triçikletat, vrapoçikletat, biçikletat me rrota ndihmëse, biçikletat klasike me pedale, skuterët e deri tek njëçikletat.
Biçikleta ka një ndikim tepër pozitiv tek fëmijët, pasi forcon muskujt, djeg kaloritë, forcon zemrën dhe mushkëritë, parandalon mbipeshën dhe ndihmon fëmijën në socializimin e tij me miqtë dhe të afërmit.
Gjithashtu, duhet patur parasysh se fëmijët kanë momentet e tyre delikate dhe njësoj si të rriturit edhe ata kalojnë periudhat e veta të krizës. Në moshën 3 vjeçare vihet re një krizë tek fëmijët. Është pikërisht kjo moshë kur fëmija fillon të ndërtojë marrëdhënien e vet me botën që e rrethon. Ai fillon të bëhet agresiv dhe të bëjë tekanjoz.
Nëse i dhurojmë fëmijës një biçikletë në këtë moshë, atëherë në i japim atij mundësinë të ndihet i pavarur dhe të mësojë vet të drejtojë mjetin e tij të parë, duke ndikuar që fëmija të krijojë vetëbesimin tek vetja dhe nga ana tjetër e mësojmë atë të ketë durim dhe kurajë deri sa të arrijë rezultatin e duhur.
Qëndrojini sa më afër fëmijës në këtë moshë delikate për të, mos i bërtisni dhe përpiquni që ta ndihmoni. Koha që mund të kaloni me fëmijën tuaj duke i mësuar atij biçikletën gjithashtu do të jetë një tjetër dhuratë e çmuar që ju mund ti bëni fëmijës suaj, që nuk krahasohet me asnjë dhuratë tjetër materiale. /Telegrafi/