Connect with us

Lifestyle

Cili është veprimi i parë që duhet të bëni në rast se kafshoheni nga gjarpri…

Tani në verë janë të shumta rastet e pickimit të gjarprit. Por çfarë të bëni dhe mos bëni nëse ndodh që dhe ju kafshoheni nga gjarpri.Ruani qetësinë! Kjo mund të ndihmohet duke ditur se nepërkat nuk kanë një helm aq të fortë që mund të vrasë një person në një kohë shumë të shkurtër dhe se helmi i tyre ka një efekt celulolitik dhe jo neurotoksik. Kjo do të thotë se ka kohë për t’u transportuar në spital (duhen rreth 24 orë pa shtrimin në spital që dikush të vdesë pas një pickimi nepërke.”Përveç kësaj, paniku rrit mundësinë e një reagimi të gabuar që do të përkeqësojë situatën dhe ritmin e zemrës, gjë që përshpejton qarkullimin e helmit, rrit shkallën e metabolizmit dhe përparimin e simptomave.Kontrolloni kafshimin: pickimi i nepërkës lë një plagë të dyfishtë me dy shenja karakteristike “paralele”. Megjithatë, kjo është më shumë për ekspertët dhe ata të mirëinformuar, ndaj edhe nëse nuk i shihni shenjat, mos rrezikoni, thjesht ndiqni procesin hap pas hapi!-Hiqni çdo send ose veshje që mund të jetë në kontakt me zonën e kafshimit ndërsa ajo është e fryrë!-Mbajeni gjymtyrën e kafshuar sa më të qetë dhe më poshtë se niveli i zemrës. Mos filloni të vraponi në kërkim të ndihmës. Telefononi për ndihmë dhe prisni që ata të mbërrijnë ose ndiqni udhëzimet që do t’ju jepen!-Mos prekni vendin e kafshimit, mos e prisni ose grisni lëkurën rreth tij dhe në asnjë rrethanë mos u përpiqni të thithni helmin!-Mos ushtroni presion në zonën e kafshimit, mos vendosni akull mbi kafshimin, mos e fashoni gjymtyrën e kafshuar, mos merrni (ose jepni) qetësues, përveç paracetamolit dhe mos përdorni alkool.Kini parasysh se këto udhëzime janë të njëjta edhe për rastin kur kafsha juaj është viktimë e pickimit.

Advertisement